Ahmeti:shifrat e fundit të rasteve të reja alarmante dhe shqetsuese

Aktuale

Ahmeti:shifrat e fundit të rasteve të reja alarmante dhe shqetsuese

Nga: B.F Më: 6 korrik 2020 Në ora: 13:10
Shpend Ahmeti

Pas shifrave të fundit me raste të reja me Covid 19 Krytari i  Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar përmes   një postim të tij në facebook ku ka lutur qytetarët që të kenë një kujdes më  të shtuar në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme .

Postimi i tij i plotë

Mirëdita Prishtinë,

Shifrat e fundit të rasteve të reja me #covid19 janë alarmante dhe shqetësuese!

Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.

Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!

Vazhdoni t'i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat