Ja kur mbahet video-samiti me Macron e Merkel për raportet e Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Ja kur mbahet video-samiti me Macron e Merkel për raportet e Kosovës dhe Serbisë

Nga: F.B Më: 6 korrik 2020 Në ora: 13:07
Macron dhe Merkel

Nën kupolën dhe organizimin e Gjermanisë, Francës dhe BE-së të premten do të organizohet video-samit për raportet e Serbisë dhe Kosovës me qëllimin që “përsëri të niset dialogu” mes dy palëve ka kumtuar sot presidenca e Francës, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Samiti duhet që BE-së t'i mundësoj “që të lehtësoj zgjidhjen e dallimeve të tyre” thuhet në njoftimin nga Pallati Jelise në Paris.

Në samit duhet të marrin pjesë presidenti i Francës Emanuel Makron, kancelaria gjermane Angela Merkel, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Zhosep Borel dhe përfaqësuesi i BE për dialog, Miroslav Lajčak.

Samit do të mbahet pas propozimit për akuzën nga Prokuroria në Hagë kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për krime lufte nga koha e konfliktit me Serbinë në vitin 1998-1999. Pas publikimit të këtij propozimi-akuze ndodhi edhe shtyrja e takimit mes Kosovës dhe Serbisë me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësim të ShBA-ve.

Si njoftohet nga Pallati Jelise, samiti i të premtes po organizohet me iniciativën e presidentit Makron dhe pason pas samitit të Berlinit në prillin 2019 kur Serbia dhe Kosova pranuan që nën kupolën e organizimit të Gjermanisë dhe Francës të vazhdojnë bisedimet.

Aso kohe të dy palët patën parashikuar takim pas disa muajve në Paris, por dialogu prap ishte bllokuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat