Dy takime brenda dy ditëve - të premten video-takim, të dielën live Hoti me Vuçiqin në Bruksel

Aktuale

Dy takime brenda dy ditëve - të premten video-takim, të dielën live Hoti me Vuçiqin në Bruksel

Nga: F.B Më: 6 korrik 2020 Në ora: 13:15
Aleksandar Vuçiq

Të premten do organizohet video-takim mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të samitit Kosovë-Serbi ndërsa me 12 korrik mbahet takimi direkt mes Hotit edhe Vuçiqit në Bruksel, shkruan”Blic” transmeton “Bota Sot”.

"Samiti i Parisit"

Nikoqir i samitit Kosovë-Serbi janë presidenti francez MAkron dhe kancelraja gjermane Merkel njofton AFP.

Si kanë thënë në ministrin e jashtme gjermane dialogu me ndërmjetësim të BE-së duhet të ndodhë pa shtyrje.

Samiti ishte paralajmëruar të mbahet në mars, por për shkak të rrethanave dhe situatës së virusit ai nuk është mbajtur.

Takimi në Bruksel

Dy ditë pas video-samitit mes kryeministrit Hoti dhe presidenti Vuçiq, ata dy do të takohen live në Bruksel ka kumtuar Komisioni Evropian.

Takimi po organizohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Borel dhe aty do të marr pjesë edhe i dërguari i BE Lajçak.

“Në takim do të vazhdojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura” ka thënë zëdhënësi i BE Stano.

Vuçiq mësohet se do të takoj presidentin francez Makron të enjten, ku do bisedojnë për video-samitin dhe takimin e Brukselit si dhe samitin e Parisit që organizohet nga Merkel dhe Makron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat