Vjen goditja e fundit për Hotin e Thaçin, ata nuk përfaqësojnë Kosovën por vetëm veten e tyre

Aktuale

Vjen goditja e fundit për Hotin e Thaçin, ata nuk përfaqësojnë Kosovën por vetëm veten e tyre

Nga: A. J Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:25
Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti

Kreshnik Ahmeti, ish këshilltari i Glauk Konjufcës, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas është bërë e ditur data se kur do të rifilloj dialogu me Serbinë.

Ahmeti ka thënë se Më 10 dhe 12 korrik, në Samitin virtual të Parisit dhe pastaj në Bruksel, në emër të Republikës do të flasin dy persona të cilët as për së afërmi nuk i afrohen përfaqësimit të Kosovës. I pari nën petkun e Kryeministrit me vetëm 26,000 vota e me projekte të rrezikshme për funksionalitetin institucional të vendit, e i dytë nën petkun e Presidentit me mbështetjen më të ulët popullore që ka pasur ndonjëherë ndonjë President i vendit e me projekte të rrezikshme për integritetin territorial të vendit.

Postimi i plotë:

Legjitimiteti është domosdoshmëri për ta përfaqësuar vendin në dialog.

 

Më 10 dhe 12 korrik, në Samitin virtual të Parisit dhe pastaj në Bruksel, në emër të Republikës do të flasin dy persona të cilët as për së afërmi nuk i afrohen përfaqësimit të Kosovës. I pari nën petkun e Kryeministrit me vetëm 26,000 vota e me projekte të rrezikshme për funksionalitetin institucional të vendit, e i dytë nën petkun e Presidentit me mbështetjen më të ulët popullore që ka pasur ndonjëherë ndonjë President i vendit e me projekte të rrezikshme për integritetin territorial të vendit.

 

Gabimi i njëjtë ka ndodhur edhe më parë, kur në emër të Kosovës kanë folur njerëz që nuk kanë mbështetje popullore dhe kanë arritur marrëveshje të cilat kanë qenë të dëmshme e në fund të pa implementueshme. Njëjtë do të ndodhë edhe tash. Marrëveshjet eventuale nga kjo dyshe nuk mund të implementohen, përderisa matjet e fundit tregojnë që subjektet e tyre nuk mund të kalojnë as 16% të mbështetjes popullore.

 

Republika e Kosovës është dëmtuar shumë në muajin e fundit. Asaj i duhet konsolidim i brendshëm i cili arrihet vetëm nëpërmjet demokracisë, pra zgjedhjeve. Në konstalacionin aktual politik, Hoti e Thaçi mund ta përfaqësojnë vetëm veten, jo Republikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat