Haxhi Shala largohet nga NISMA, aderon në AAK

Aktuale

Haxhi Shala largohet nga NISMA, aderon në AAK

Nga: B.F Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:47
Haxhi Shala dhe Ramush Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala,sot  i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj përmes një postimi të tij në Facebok ai është shprehur i knaqur që rrugtimin politik do ta vazhdojn së bashku me bashkëpuntor tjerë transmeton " Bota sot".

Postimi i plotë 

Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Vendosëm që bashkërisht t'i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës.

Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat