​Shkarkohet drejtori i ShSKUK-së, në vend të tij emërohet ky mjek

Aktuale

​Shkarkohet drejtori i ShSKUK-së, në vend të tij emërohet ky mjek

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:54
Basri Sejdiu

(E plotësuar) - Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, me 6 korrik 2020, ka marrë vendim   ta shkarkoj   nga detyra dr. Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Në vend të dr. Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë.

E shkarkimi i Sejdiut vjen si pasojë e  performancës jo të kënaqshme  dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.

Dr. Valboni është infektolog ndërsa së fundmi ishte angazhuar në grupet punuese për luftimin e COVID-19.

E shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.

Edhe Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj ka gjetur shkelje serioze në shpenzimin e buxhetit. Auditori ka gjetur se QKUK ka shpenzuar mbi 58 mijë euro për blerjen e pajisjeve të IT-së me vlera individuale nën 1 mijë euro.

ZKA ka gjetur se QKUK kryer procedurë të negociuar për pastrimin e hapësirave të brendshme në blerë 362 mijë euro për tre muaj. Ky tender ishte dashur të realizohej në muajin prill të vitit 2019, por ishte vonuar deri në përfundimin e kontratës së rregullt në nëntor, e më pas ishte realizuar kontrata e negociuar.

ZKA ka raportuar se në QKUK ishin blerë pajisje në vlerë 174 mijë euro, por ato nuk ishin futur në përdorim deri në 2 vite aq sa është afati i garancionit të tyre.

“Sipas kushteve të kontratës kornizë “Furnizim me pajisje mjekësore -5” operatori ekonomik ka për obligim të bëjë instalimin dhe funksionalizimin e pajisjeve me një afat të garancionit të tyre prej dy (2) viteve. Pajisjet ishin pranuar dhe paguar në vlerën totale të kontratës11 në muajin Nëntor 2019. Gjatë ekzaminimit fizik të pajisjeve kemi vërejtur se një pjesë e pajisjeve në vlerë prej 174,000€ nuk janë instaluar dhe funksionalizuar por gjendeshin në depo të QKUK-së. Kontrata ishte kornizë dhe kishte fleksibilitet sa i përket porosive”, thuhet në raportin e ZKA-së. 

​Shkarkohet Basri Sejdiu, drejtor i ShSKUK-së

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim ta shkarkojë nga detyra Basri Sejdiun, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Sipas një njoftimit të bordit, shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.

Në vend të Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat