Deklarohet Berat Buzhala, tregon për gjendjen e tij dhe të babait me koronavirus

Aktuale

Deklarohet Berat Buzhala, tregon për gjendjen e tij dhe të babait me koronavirus

Nga: A. J Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:51
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala i cili se fundmi është infektuar me koronavirus përmes një postimi ka treguar për gjendjen e tij që thotë se është e mirë derisa ka treguar se gjendja e babit të tij ka filluar të keqësohet.

Buzhala po ashtu treguar se gjendja e shëndetësore e babit të tij nuk është aspak e mirë ani pse ai po lufton shumë për ta mundur sëmundjen e koronavirusit.

Ai ka reaguar edhe për gjendjen e familjareve tjerë që ka thënë se kryesisht është e mirë pa probleme.

Postimi i plotë:

Meqe po me shkruajne shume te njohur dhe shume miq te brengosur, atehere dua t’i sqaroj te gjithe: Sot eshte dita e 15 prej kur i kam pase simptomet e para, kurse eshte dita e 13 kur kam dale pozitiv. Tash e pese dite nuk kam asnje shqetesim, edhe pse edhe ato qe i kam pase kane qene minore ne krahasim me disa te tjere qe po i shohim dhe po i lexojme. Ne gjendje shume te mire jane te gjithe te tjeret, perfshi femijet, nanen, bashkeshorten, motrat dhe vellau dhe femijet e tyre.

 

Ne anen tjeter gjendja e babes nuk eshte e mire. Ai po lufton si luan per te kaluar kete semundje, edhe pse nuk duket shume e lehte. Gjendja e babes perpara infektimit me virus nuk ka qene e keqe. Si cdo shqiptar i moshes mbi 70 vjecare ka pase problem shoqeruese, por asnjera prej tyre nuk ka qene kritike. Ka pase pak diabet, pak tension, pak obesitet, por, bie fjala, ka qene mjaft aktiv, sic e dini edhe prej statusave te mehershem ? ?.

 

Ne po shpresojme qe ai ndoshta do te dal fitues, po brohorasim sa po mundemi ne favor te tij, por ne te gjithe e dime, qe ne cfaredo rrethane ai do ta vinte veten ne linje e pare te frontit, per te na mbajtur ne te shendosh. Baba eshte nje trim dhe nje person i forte sikur guri.

C’est la vie ?‍

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat