​Pikat e pakontestuara në Ligjin për Paga do të mbesin të tilla

Aktuale

​Pikat e pakontestuara në Ligjin për Paga do të mbesin të tilla

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:13

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës do të adresojë gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese pas shfuqizimit të Ligjit për Paga nga kjo e fundit. Derisa gjitha pikat që nuk janë kontestuar nga kushtetuesja do të mbeten si të tilla.

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri përmes një konference për media, tha se do të shohin gjitha kategoritë në mënyrë të veçantë dhe se aty ku rekomandohet do të korrigjojnë, apo do të largojnë tërësisht pikat kontestuese.

Tahiri: Çkado që nuk kontestohet do të trajtohet si e tillë dhe do të mbetet

“Çkado që nuk kontestohet si çështje nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të trajtohet si e tillë dhe do të mbetet. Do të shohim për kategoritë veç e veç, për shërbimin civil për atë shëndetësor, policë dhe të gjithë kategoritë. E dyta atu ku ka rekomandime eksplicite për korrigjim menjëherë do të nisim punën që këtë të bëjmë. E treta nëse ka ndonjë rekomandim ose sugjerim të prerë ne duhet të heqim sepse nuk ka ndonjë instancë se Gjykata Kushtetuese për të trajtuar këtë temë”, tha ai.

Krahas kësaj, Tahiri tha se ruajtja e pagës apo parashikueshmëria që është sfiduar nga Gjykata Kushtetuese ka qenë e paraparë në ligjin e shfuqizuar nga kjo e fundit.

Tahiri: Kur e kemi dërguar Ligjin në Kuvend ne e kemi paraparë ruajtjen e pagës

“Kur e kemi dërguar Ligjin në Kuvend ne e kemi paraparë ruajtjen e pagës dhe para shikueshmërinë me nenin 27. Ne e kemi ditë saktë se kur e kemi dërguar ligjin në Kuvend, ruajta e pagës duhet të jetë në këtë ligj”, u shpreh Tahiri.

I pyetur për protestën e veteranëve, zëvendëskryeministri konfirmoi takimin e sotëm me organizatat e luftës, por tha se nuk mund t’iu rekomandoi atyre të protestojnë apo jo.

Tahri: Nuk mund të mos i them veteranëve protestoni ose jo

“Në asnjë rrethanë e asnjë moment unë nuk mund të them mos e bëni, apo bëne, pasi ajo është e drejtë e tyre. Protesta paqësore për një të drejt legjitime”, tha ai.

Ligji për Pagën është shfuqizuar javën e kaluar nga Gjykata Kushtetuese.

​Shfuqizimi i Ligjit për Paga, Qeveria do të adresojë rekomandimet e Kushtetueses

Qeveria e Kosovës do të adresojë gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese pas shfuqizimit të Ligjit për Paga nga kjo e fundit.

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri në një konferencë për media tha se aty ku Kushtetuesja ka sugjeruar për korrigjim do të veprojnë në të gjitha kategoritë dhe ku rekomandohet për largim të dispozitave do të veprojnë.

“Çka do që nuk kontestohet si çështje nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të trajtohet si e tillë dhe do të mbetet. Por do të shikohet për kategoritë veç e veç dhe aty ku ka rekomandime për korrigjim, ne menjëherë do të nisim, e po ashtu dhe rekomandimet ku kërkohet të largohet ndonjë dispozitë”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shfuqizuar Ligjin për pagat më 30 qershor, pasi nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese zyrtarët publikë nuk do t’i marrin pagat e rritura sipas Ligjit që ishte miratuar më 2019.

Më 6 dhjetor 2019, Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese e kishte dërguar Avokati i Popullit për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën. Ligji për paga ishte miratuar në muajin shkurt të atij viti. Ky ligj rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind mbeten jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat