Osmani: Veprimet e vonuara mund të shkaktojnë dëme të mëdha

Aktuale

Osmani: Veprimet e vonuara mund të shkaktojnë dëme të mëdha

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:54
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një takim virtual me dr. Sergei Koryak, zyrtar ndërlidhës i OBSH-së në Kosovë, si dhe me zyrtaren profesionale të emergjencave, dr. Isme Humolli.

Në takim është diskutuar nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe OBSH-së në përpjekje për menaxhim të suksesshëm të pandemisë COVID-19.

Kryetarja Osmani i ka njoftuar zyrtarët e OBSH-së në lidhje me iniciativën ligjore të ndërmarrë me qëllim që vendimet për masat anti Covid të kenë bazë ligjore, teksa organet e rendit të kenë mundësinë e veprimit aty ku hasen shkelje. 

Gjithashtu, në këtë takim u potencua rritja e fokusit ndaj sektorit të shëndetësisë, ngase pandemia nuk ka përfunduar, ndaj veprimet e vonuara mund të shkaktojnë efekt zingjiror dhe dëme më të mëdha.

Palët diskutuan edhe për rëndësinë e shembullit që duhet të paraqesin liderët institucionalë, duke respektuar masat mbrojtëse, për të ndërtuar një normë të re të sjelljes në kohë pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat