Miftaraj: Qeverisja e mirë zbehet kur në pozita udhëheqëse caktohen njerëz politik

Aktuale

Miftaraj: Qeverisja e mirë zbehet kur në pozita udhëheqëse caktohen njerëz politik

Nga: G.B Më: 6 korrik 2020 Në ora: 16:26
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se në pozita udhëheqëse është e domosdoshme të caktohen profesionistë, por qeverisja e mirë zbehet kur në këto pozita caktohen njerëz politik edhe kur janë profesionist, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qeveritë po i tregojnë popullit se e vetmja mënyrë për tu kyçur në sektorin publik apo me marr pozita udhëheqëse duhet të jesh i lidhur me politikën.

Miftaraj ka thënë se është hipokrizi që partitë dhe militantët në opozitë me kritiku këtë qasje të qeverisjes.

Postimi i plotë:

Profesionist PO.

A është e domosdoshme që në pozita udhëheqëse të caktohen profesionist PO.

Politik PO.

A zbehet qeverisja e mirë kur në këto pozita caktohen njerëz politik edhe kur janë profesionist PO.

A po i tregojnë popullit qeveritë në pushtet pa dallim, se e vetmja mënyrë me u kyq në sektorin publik apo me marr pozita udhëheqëse duhet të jesh i lidhur me politikën, PO.

A është hipokrizi që partitë dhe militantët në opozitë me kritiku këtë qasje të qeverisjës, prapë PO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat