Mjeku nga Juniku me covid-19, izolohet një pjesë e stafit mjekësor

Aktuale

Mjeku nga Juniku me covid-19, izolohet një pjesë e stafit mjekësor

Nga: E.R Më: 6 korrik 2020 Në ora: 16:32
Foto Ilustrim

Komuna e Junikut ka bërë të ditur se një mjek i cili shërben në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka rezultuar pozitiv me covid-19

Ai ka shërbyer në dy ndërrime gjatë fundjavave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik, ndërsa është bërë e ditur se ky mjek është me vendbanim në Fushë Kosovë.

Komuna e Junikut ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë marrës së shërbimeve, duke u respektuar masat mbrojtëse, siç janë bartja e maskave, respektimin e distancës dhe pastrimin e duarve vazhdimisht pas çdo kontakti.

Juniku ka qenë komuna pa asnjë rast me koronavirus.

Postimi i plotë në Facebook

NJOFTIM!
Lusim qytetarët për kujdes !

Komuna e Junikut njofton qytetarët që një mjek i cili sherben në dy ndrime gjatë fundjavave në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Junik me vendbanim në Fushë Kosovë ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Menjëher pas konfirmimit pjesa tjetër e stafit që shërbejnë gjatë fundjavës në QKMF janë vetëizoluar për 14 ditët e ardhshme edhe pse nuk shfaqin simptoma dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Lusim qytetarët për kujdes të shtuar gjatë marrjes së çdo shërbimimi, që të respektojnë tri masat mbrojtëse bazë: bartjen e maskës, respektimin e distancës, dhe pastrimin e duarve vazhdimisht pas çdo kontakti me ambiente potencialisht të kontaminuara me Virusin COVID-19.

❗️Respekto distancën
❗️Vendos maskën
❗️Pastro duart rregullisht
❗️Shmang kontaktet e panevojshme, shtrëngimin e duarve
❗️Vetëizolohu në rast kontakti me të infektuar
❗️Shfrytëzo mundësin e punës nga shtëpia
❗️Kujdes po, Panik jo

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat