Vdes një i prekur me Covid-19 nga fshati Llaushë i Podujevës

Aktuale

Vdes një i prekur me Covid-19 nga fshati Llaushë i Podujevës

Nga: G.B Më: 6 korrik 2020 Në ora: 17:34

Sot ka ndërruar jetë një person i prekur me Covid-19 nga fshati Llaushë i Podujevës.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, i cili ishte i diagnostikuar me Covid-19.
Ngushëllime familjes dhe miqve!
Ekipi i Shtabit Lokal Emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat