Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e Hajrullah Gorani

Aktuale

Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e Hajrullah Gorani

Nga: A.SH Më: 6 korrik 2020 Në ora: 19:24
Hajrullah Gorani

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime familjes Gorani.

Ai vlerëson lart figurën e tij duke thënë se ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave të studentëve, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi.

Postimi në Facebook:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut tim prof. dr. Hajrullah Gorani. Si president i vendit dhe mik i familjes Gorani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për profesorin, i cili ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave të studentëve, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi.

Përulem me respekt para mikpritjes, strehimit dhe këshillave shumë të çmuara të profesor Goranit, në ditët më të vështira të ngritjes së rezistencës për liri dhe çlirim. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat