Besa Shahini nuk do të kalojë në PDK, thotë se në këtë kaos po mbizotërojnë lajmet e rreme

Aktuale

Besa Shahini nuk do të kalojë në PDK, thotë se në këtë kaos po mbizotërojnë lajmet e rreme

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 20:12
Besa Shahini

Ministrja e Arsimit në Republikën e Shqipërisë, Besa Shahini, nuk është duke u antarësuar në PDK. Këtë e kanë konfirmuar nga Zyra e Ministres.

“Nënvizojmë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me to. Siç ndodh rëndom në kaosin dashakeq dhe lajmet e rreme që mbizotërojnë aktualisht në media, edhe lajmi në fjalë është plotësisht i pavërtetë”, thonë ata.

Po ashtu, spekulimet për një kalim të mundshëm në PDK i ka mohuar edhe ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm të Shqiprëisë, Gent Cakaj.

“Cakaj është Ministër në detyrë për Evropen dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë si dhe Sekretar i Partisë Socialiste te Shqipërisë. E gjitha puna e tij është e fokusuar tek realizimi sa me i suksesshëm i detyrave të cilat i janë caktuar dhe mbi te gjitha këtij mandati. Çdo punë e tij e zhvilluar deri më sot shkon në përputhje me mandatin e tij. Kjo për t’u nënvizuar. Më vjen keq, por çdo gjë tjetër është spekulim për qëllime politike”, kanë thënë nga Zyra për Media e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Dy ministrat në Qeverinë Rama në Shqipëri ishin përfolur si anëtarë të rinjë të PDK’së nga disa medie në Kosovë.

Të dy ministrat morrën detyrat e tyre pas fitimit të mandatit të dytë si kryeministër i Shqipërisë nga Edi Rama. Ai befasoi kur zgjodhi dy nga Kosova si ministra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat