Detaje të reja për rastin tragjik të Hallaqit të Madh

Aktuale

Detaje të reja për rastin tragjik të Hallaqit të Madh

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 20:22
Foto

Mëngjesin e së premtës, Kosova u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në komunën e Lipjanit.

Në fshatin Hallaq i Madh, një person mbeti i vrarë, ndërsa pesë të tjerë morën plumba si pasojë e një konflikti midis dy familjeve nga Ribari i Madh i Lipjanit.

Familja Hoxha dhe ajo Jakupi u përleshën në mes të rrugës kryesore të Hallaqit të Madh për të qëruar hesapet e një konflikti të mëparshëm.

Sipas burimeve, familjet Jakupi dhe Hoxha kanë pas konfrontime edhe në të kaluarën, gjë që e ka ardhë deri tek gjuajtja me armë.

Derisa njësitë policore, po qëndrojnë në fshatin Ribar i Madh. Familja Hoxha janë mbyllur dhe nuk po kanë guxim të dalin nga shtëpia.

Ndërsa mësohet gjithashtu se disa anëtarë të dy familjeve kanë punuar në një kompani, vend ku edhe nisi konflikti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti për krime të rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë persona të përfshirë në rastin e vrasjes në Hallaq të Madh në Lipjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat