Tronditë ish-zëvendëskryeministri i Kosovës: Qeveria Hoti u krijua me nda Kosovën sipas planit Thaçi-Vuçiq

Aktuale

Tronditë ish-zëvendëskryeministri i Kosovës: Qeveria Hoti u krijua me nda Kosovën sipas planit Thaçi-Vuçiq

Nga: N.Sh Më: 6 korrik 2020 Në ora: 21:02
Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, në Qeverinë Kurti, Haki Abazi thotë se Qeveria Hoti është ilegale.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi shkruan se kjo Qeveri është krijuar për një qëllim, realizimin e ndarjes së vendit.

E kjo ndarje, Sipas Abazit është sipas planit të presidentit Thaçi dhe atij serb Vuçiq, që përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Postimi i plotë:

Qeveria ilegale kuislinge Koti e krijuar si rezultat e me qëllim realizimin e ndarjes së vendit sipas planit të Thaçi- Vuçic, përbën rrezik për sigurinë kombëtare, integritetin dhe sovranitetin e vendit dhe për shëndetin e qytetarëve dhe natyrisht edhe të ekonomisë. Manipulimet me demokracinë duke e mirëmbajtur dhe mundësuar kapjen e shtetit ndërpritën vetëm me zgjedhje të lira e demokratike. As kjo qeveri e as ndonjë e rinegociuar për të vazhduar kapjen nuk flet dhe nuk përfaqëson vullnetin qytetarë.

#zgjedhje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat