Kryetari i PDK-ssë Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Hajrullah Goranit.
Ai ngrit lart veprën dhe figurën e tij, duke thënë se, profesor Gorani dhe autori i nderuar i shumë librave, u shndërrua në frymëzim për gjenerata të tëra në përpjekjet tona shekullore për liri e pavarësi.
Postimi në Facebook:
Me pikëllim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Hajrullah Goranit, profesorit të nderuar dhe njeriut i cili në kohë të vështira u angazhua për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë.
Profesor Gorani dhe autori i nderuar i shumë librave, u shndërrua në frymëzim për gjenerata të tëra në përpjekjet tona shekullore për liri e pavarësi.
Ai ishte përkrahës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo përpjekje tjetër në shërbim të Kosovës. Vdekja e tij është humbje e madhe për të gjithë ne. Vepra e profesor Goranit do të mbetet dëshmi e patjetërsueshme për brezat e ardhshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve!