Arsyet që çuan në rritje të rasteve me koronavirus sipas ministrit Zemaj

Aktuale

Arsyet që çuan në rritje të rasteve me koronavirus sipas ministrit Zemaj

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 21:52
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka folur rreth menaxhimit të gjendjes me pandemi në Kosovë, në kohën kur vendi ynë po përballet me shtim të numrit të vdekjeve dhe infeksioneve të reja me koronavirus.

Ai në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini ka thënë se pas lirimit të masave ka pasur rritje të numrit të rasteve të reja, e cila sipas tij, nuk ishte diçka që e papritur e që vjen si rezultat i mos respektimit të masave nga ana e qytetarëve.

“Lirimi i tepërt, mos respektimi i distancës dhe mos mbajtja e maskave dhe higjienës na kanë sjellë në një rezultat me numër të rritur të rasteve”, ka thënë Zemaj.

Duke pasur parasysh rritjen e numrit të rasteve të reja, ministri Zemaj tha se janë detyruar të ndërmarrin masa shtesë si pjesë e luftës kundër parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ai u ka bërë thirrje oponentëve politikë që të mos e shfrytëzojnë pandeminë për përfitime politike, duke thënë se “jemi në një rrethanë të ndërrimit të pushtetit dhe ky muaj ka qenë atraktiv për oponentë politikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat