Ministri i Shëndetësisë rrëfehet për problemet: Nuk menaxhohet shëndetësia me ushtrues detyre

Aktuale

Ministri i Shëndetësisë rrëfehet për problemet: Nuk menaxhohet shëndetësia me ushtrues detyre

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 21:56
Armend Zemaj

Ministri Arben Zemaj po rrëfehet mbi kohën e tij si ministër i shëndetësisë për një muaj në kohën e pandemisë Covid-19.

Ai ka treguar disa prej problemeve me të cilat po përballet gjatë kësaj kohe.

Zemaj ka sulmuar në mënyrë indirekte qeveritë e kaluara për qasjen joserioze që kanë pasur në sektorin e shëndetësisë, e në veçanti me shkarkimet që kanë lënë shumë prej drejtuesve të këtij dikasteri në rolin e “ushtruesve të detyrës”.

“Dhe paramendoni, në një shtet si Kosova, me këto kapacitete, punësimin e ke në administratë barabartë me sektorin shëndetësor. Nuk mund të presësh prej një ministri të shëndetësisë t’i zgjidh këto probleme 20 vjeçare. Janë diku 1 mijë e 200-300 njerëz që presin të specializojnë.” – tha Zemaj.

Zemaj u kritikua se nuk kishte qenë mjaftueshëm i përgatitur dhe se situata ishte marrë me lehtësim të plotë në qasje nga analisti Astrit Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat