MPJD demanton lajmin për gradime të jashtëligjshme

Aktuale

MPJD demanton lajmin për gradime të jashtëligjshme

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 22:43
Foto

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka demantuar raportimet për gradime të jashtëligjshme.

Sipas MPJD-së, Valëza Oruqi është graduar mbi procedurën e rregulluar me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, si dhe bazuar në rekomandimin e Komisionit për Grada dhe Disiplinë.

“Valëza Oruqi është pjesëtare e MPJD-së që nga viti 2009, ku fillimisht është graduar Sekretare e Parë. Në vitin 2014, Komisioni për Grada dhe Disiplinë e ka rekomanduar për Gradën Këshilltare, dhe në 2020 është ngritur në Gradën Ministër Këshilltar, mbështetur në Rekomandimin e Komisionit për Grada dhe Disiplinë të vitit 2018”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat