Krasniqi reagon ashpër: Veç ideja e kufizimit të lirisë më torturon, na e kanë hangër shpirtin me orë policore okupatorët

Aktuale

Krasniqi reagon ashpër: Veç ideja e kufizimit të lirisë më torturon, na e kanë hangër shpirtin me orë policore okupatorët

Nga: G.B Më: 6 korrik 2020 Në ora: 23:45
Ilustrim

Profesori Milazim Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj masave për kufizim të lëvizjes së lirë, ku ndalohet qarkullimi nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është kundër orës policore, kundër kufizimeve të lirisë, kundër represionit, pavarësisht se kush i jep urdhrat, Albini e Arbeni, Avdullahu apo Armendi, e njësoj do të ishte kundër edhe nëse do të ishin Kadri e Memli, përcjell Bota sot.

Krasniqi ka thënë se veç ideja e kufizimit të lirisë e torturon, pasi okupaatorët na kanë torturuar me orë policore, por duhet ekudim qytetar, mirëbesim, bindje, jo represion policor.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Jam kundër orës policore, kundër kufizimeve të lirisë, kundër represionit. Për mua nuk ka asnjë rëndësi a quhen Albin e Arben, apo Avdulalh e Amend, ata që e urdhërojnë. Edhe po të quheshin Kadri e Memli, prapë njësoj do të isha kundër. Na e kanë hangër shpirtin me orë policore okupatorët, që kur mbaj mend. Veç ideja e kufizimit të lirisë më torturon. Duhet edukim qytetar, mirëbesim, bindje, jo represion policor. Tash 20 vjet e keni hequr shqiptarinë nga arsimi publik dhe e keni hequr moralin nga sfera publike. E keni bërë vendin “hajdpark”, prandaj mos pritni respekt prej atyre që i keni tjetërsuar nga identiteti kombëtar e moral. Pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat