Në orët e mesnatës Njësia Speciale kontrolla të rrepta në Prishtinë, ndalohen veturat

Aktuale

Në orët e mesnatës Njësia Speciale kontrolla të rrepta në Prishtinë, ndalohen veturat

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 00:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qysh nga hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë Hoti për rikthim të masave për parandalim të COVID-19, Policia dhe Inspekcioni nisën punën, veçmas në Prishtinë.

Kontrolla, monitorime e madje dhe dënime të rrepta, po bëhet rrugëve të kryqytetit ku që nga sonte bashkë me tri komuna të tjera do të jenë nën llupën e orës policore.

Kujtojmë që nga ora 21:00 – 05:00 gjithashtu në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë ndaluar shërbimet në sektorin e gastronomisë.

Ndryshe vetëm sonte janë konfirmuar 195 raste të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat