Zbulohen detajet se çfarë do të flitet në takimin e 12 korrikut

Aktuale

Zbulohen detajet se çfarë do të flitet në takimin e 12 korrikut

Nga: M.H Më: 7 korrik 2020 Në ora: 07:52
Avdullah Hoti

Zëdhënësi i BE për punët e jashtme Peter Stano konfirmoi të hënën se Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçi1 do të takohen në Bruksel për të rifilluar dialogun më 12 korrik. Takimi do të pritet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE Mirosllav Lajçak, shkruan “Exit Neës”, transmeton “Bota sot”.

Stano shtoi se ky takim do të shënojë rifillimin e dialogut Serbi-Kosovë dhe normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Dy ditë përpara takimit, më 10 korrik, Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel do të presin një samit virtual në dialogun Kosovë-Serbi.

Ky takimi midis përfaqësuesve të dy vendeve vjen pasi një takim i planifikuar të mbahej në Uashington në 27 qershor u anulua pasi dolën lajmet për Presidentin e Kosovës Thaci duke u akuzuar për krime lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat