Shpresat e Kosovës për liberalizimin e vizave janë të Gjermania

Aktuale

Shpresat e Kosovës për liberalizimin e vizave janë të Gjermania

Nga: E.R Më: 7 korrik 2020 Në ora: 10:34
Meliza Haradinaj Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, përmes një bisede telefonike me Ministrin e Jashtëm Gjerman, Heiko Mass, kanë diskuatuar rreth gjendjes së vështirë me pandeminë, zhvillimeve politike në Kosovë, dhe pritjet e mëdha në Presidencën Gjermane të BE-së rreth përmbylljes së agjendës së liberalizimit të vizave

‘’Në kohëra të vështira, përkrahja gjermane ishte vendimtare për përpjekjet e paqes dhe shtetndërtimit në Kosovë, dhe sot Gjermania vazhdon të jetë përkrahësja më e madhe e Kosovës Euro-Atlantike, e sigurisë dhe stabilitetit të saj’’, shkruan Haradinaj, transmeton ‘’Bota sot’’.

Postimi i plotë në Facebook

Marrëdhënia bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është strategjike dhe e veçantë. Në kohëra të vështira, përkrahja gjermane ishte vendimtare për përpjekjet e paqes dhe shtetndërtimit në Kosovë, dhe sot Gjermania vazhdon të jetë përkrahësja më e madhe e Kosovës Euro-Atlantike, e sigurisë dhe stabilitetit të saj.

Kësaj marrëdhënieje strategjike i shtohet vlera me diasporën tonë në Gjermani, të cilët janë kontribues të mëdhenj të miqësisë sonë historike, politike e ekonomike.

Në bisedën telefonike që pata sot me Ministrin e Jashtëm Gjerman Heiko Maas, diskutuam rreth gjendjes së vështirë me pandeminë, zhvillimeve politike në Kosovë, dhe pritjet e mëdha në Presidencën Gjermane të BE-së rreth përmbylljes së agjendës së liberalizimit të vizave.

E falënderova Ministrin Maas për qëndrimin parimor që ka mbajtur Gjermania në favor të ruajtjes së integritetit territorial të Kosovës, dhe shpreha besimin se dialogu me Serbinë do të zhvillohet duke respektuar këtë parim.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat