Ndërroi jetë në Kosovë, ushtari amerikan, ky është reagimi i Pacollit

Aktuale

Ndërroi jetë në Kosovë, ushtari amerikan, ky është reagimi i Pacollit

Nga: N.Sh. Më: 7 korrik 2020 Në ora: 10:42
Alexander Klass

Një ushtar i KFOR-it amerikan, ka ndërruar jetë në Kosovë.

Alexander Klass, 20 vjeçar, pjesëtar i Gardës Kombëtare të Oregonit, ka vdekur në Kosovë, në kampin ushtarak në Novosellë.

Ngushëllime për familjen Klass dhe popullin amerikan ka shprehuar ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Vdekja tragjike e një ushtari të ri amerikan i vendosur në kampin ushtarak në Novosellë ka prekur të gjithë ne. Unë sot dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Klass, kolegët e tij dhe popullin amerikan. Alexander Klass, 20 vjeçar ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare të Oregonit”, shkruan Pacolli në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat