U akuzua se gënjeu për koronavirus, vjen reagimi i fundit nga Petrit Bylykbashi, kjo është e gjithë e verteta

Aktuale

U akuzua se gënjeu për koronavirus, vjen reagimi i fundit nga Petrit Bylykbashi, kjo është e gjithë e verteta

Nga: A. J Më: 7 korrik 2020 Në ora: 11:14
Petrit Bylykbashi

Petrit Bylykbashi, i cili javë më parë ishte shëruar nga Covid-19 thotë se është infektuar sërish.

Mirëpo, gjatë ditës së djeshme mikrobiologu Lul Raka ka mohuar këtë duke thënë se pacienti ka dalë negativ, mirëpo vetë Bylykbashi thotë se të premten e javës që kaloi ka dalë sërish pozitiv, ndërsa një ditë më vonë ka dalë negativ.

Për këtë në rrjete sociale kishte akuza nga më të rëndat, e deri te ajo se ai mund të ketë gënjyer në lidhje me infektimin për të dytën herë.

Bylykbashi ka reaguar duke thënë se sot e pritet ta bëjë një test tjetër për Covid-19, i cili pritet ti heqë dilemat se a është i infektuar për të dytën

Prandaj thuhet qe ky virus është i panjohur.

Postimi i plotë:

Njerz, paskan nis me fol lopet e me konstatu se cka po ndodh me mu, une jam duke bo teste dhe analiza te vazhdueshme, deri tash (ditet e fundit) jam testu 2 her per covid, testi i pare eshte perpunu 2 her ne laborator dhe fatekeqsisht ka dal 2 her pozitiv, ndersa testi i dyte fatmiresisht ka dal negativ, mbas saj une kam vazhdu me analiza tjere (per tu siguru qe zemren e kam mire, dhe fatmiresisht zemra eshte top ?) ne rengenin ne mushkri me kan dal disa hije te cilat dyshohet qe jan demtime nga covidi i kaluar, neser e kam testimin e rradhes prap per covid19 (po lutem mem dal negativ), gjithesesi me e rendesishme se testet eshte me mu ndal mu simptomat te cilat me raste po me tmerrojn (ma din hallin vec aj qe ka kalu ne covid19).

 

Ju lutem mos boni pre e propagandave te njerzve dashakeqes, ma shume se une qe du perveti me kan mire me shendet, kerkush sdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat