Basri Sejdiu paralajmëron padi, thotë se njollosën emrin e tij

Aktuale

Basri Sejdiu paralajmëron padi, thotë se njollosën emrin e tij

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 11:23
Basri Sejdiu

Ish-drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se shkarkimi i tij nga detyra është përcjellë me shumë parregullsi, andaj ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Inspektoratit të Tregut.

Sejdiu ka thënë se personat që ia kanë njollosur emrin, do t’i padisë.

“Dje pa paralajmërim më sjell kanë vendim të shkarkohem. Është politik ndërsa arsyetimet është se asnjë vendim nuk lidhet me menaxhimin tim. Auditori i këtij viti konsiderohet si më të lirat që nga paslufta dhe nuk ka gjetje për keqmenaxhim”.

“Anëtarët kanë nënshkruar dhe kanë munguar, një i MDH dhe një tjetër ka munguar për shkak se ishte pension. Në fillim kam thënë se detyrën nuk e kam marrë si privilegj, por që të jap kontributin për pacientë dhe qytetarë. Ankesë do të bëjë dhe etiketimi nga një bord joprofesional nuk është diskutuar në mënyrën sesi do të menaxhohet pandemia”, tha ai.

“Nuk ka të drejtë askush qe nderin që e kam bërë më punë ta njollosë dikush. Do të bëjë ankesë në Inspektoratit të Punës dhe ata që më kanë njollosur do t’i padisë. Rezultatet e para i kam gjetur më një katrahurë, duke filluar nga hyrjet e shumë investime tjera”, tha ai.

Sejdiu tha se me shërbimet shëndetësor dhe furnizimi me pajisje ka ndikuar që shumë klinika të funksionojnë.

Raportin e bordit të ShSKUK-së, për shkarkimit të tij, Sejdiu e quan joprofesional.

“Është raport tejet joprofesional dhe prandaj kam dëshirë që kolegët e mi ta mësojnë realitetin dhe të mos keq informohen nga ky bord. Tash në kohë të pandemisë që kemi arritur ta menaxhojmë mirë dhe ajo çka kemi bërë sesi menaxhohet pandemia është se pacientet kanë ku të vijnë”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat