Pas takimit me Macron, Hoti tregon se si u prit në Paris

Aktuale

Pas takimit me Macron, Hoti tregon se si u prit në Paris

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 11:38
Avdullah Hoti gjatë vizites në Paris

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë nisur takimin e paraparë për sot i cili përfundu para pak minutash.

Pas përfundimi të takimi Hoti përmes një postimi në facebok ka publikuar një video në të cilen ka treguar sesi është pritur në Paris, transmeton "Bota sot".

***

Takimi ka nisur në orën 11:30 në Pallatin Elize në Paris dhe ka përfunduar. Lajmin e ka konfirmuar për median vendore, Xhavit Beqiri, këshilltari për media i kryeministrit Hoti.

“Takimi ka nisur në orën 11:30 dhe tashmë ka përfudnuar. Për detaje të takimit do t’ju informojmë përmes një komunikate për media”, ka thënë Beqiri.

Takimi Hoti-Macron ishte paralajmëruar të hënën nga kryeministria.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Shkëlqesinë e tij Emmanuel Macron. Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”, shkruante në njoftimin e kryeministrisë.

Ndryshe, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të mbajnë një video samit gjatë të premtes mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin zbutjen e tensioneve mes këtyre dy vendeve.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradi do të vazhdojë më 12 korrik në Bruksel. 

***

 Kryeministri Avdullah Hoti, mbrëmë, ka udhëtuar drejt Parisit për takimin që sot do të ketë me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Takimi Hoti-Macron ka nisur në orën 11:30 në pallatin presidencial të Elizesë. 

“Kryeministri Hoti bashkë me presidentin Macron do të nisin takimin në ora 11: 30. Pas këtij takimi, zyra e Kryeministrit do të tregojë se për çfarë është diskutuar”, ka thënë ai.

Ky takim mes Hotit dhe Macronit në kryeqytetin francez, i paraprin Samitit virtual të Parisit, në të cilin do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e që do të mbahet më 10 korrik.

Ndërkohë pas kësaj video-konference me Merkel dhe Macron, Hoti do të udhëtojë drejt Brukselit më 12 korrik për të marrë pjesë në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell.

“Në takim do të rinisin diskutimet për të punuar në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjore e obligative për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u marrë me të gjitha çështjet e pazgjidhura”, thuhet në njoftimin e Brukselit.

Kjo iniciativë e ngjeshur e Brukselit vjen pas dështimit të takimit të Washingtonit i cili ishte iniciuar nga emisari i Trump, Richard Grenell.

Tashmë nga Washingtoni pritet të caktohet një datë e re e takimeve, derisa në Kosovë me gjasë do të ketë një rikompozim institucional, pasi që presidenti i vendit nuk do të mund të udhëtojë drejt SHBA-së, pas bërjes publike të propozim-aktakuzës së Speciales. 

***

Ka nisur takimi mes Kryeministrit Avdullah Hoti dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Takimi Hoti-Macron po mbahet në Pallatin Presidencial Elysse.

***

Takimi Hoti-Macron nis në 11:30

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të pritet në Pallantin Presidencial të Francës në 11:30.

Ai do të pritet nga presidenti francez, Emmenuel Macron, me të cilit do të ketë takim.

Për kohën e takimit, ka konfirmuar Xhavit Beqiri, nga Zyra e Kryeministrit.

Ai ka thënë se për temat të cilat do të diskutohen në takim do të lëshojnë komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat