Nagavci: Me para të buxhetit është lobuar për ndarje të Kosovës

Aktuale

Nagavci: Me para të buxhetit është lobuar për ndarje të Kosovës

Nga: E.B Më: 7 korrik 2020 Në ora: 11:35
Arberie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka shkruar rreth bisedimeve Kosovë-Serbi, duke i akuzuar partitë politike që po i mbyllin sytë përballë fakteve.

Nagavci ka thënë se Albin Kurti ka rezistuar ndaj projektit për copëtimin e Kosovës duke u përballur me presion të madh, duke shtuar se e kanë cilësuar si paranojak.

Tutje vazhdon duke thënë se shqetësimet që i ka ngritur Lëvizja Vetëvendosje për marrëveshjen e fshehtë po vërtetohen këto ditë nga zyrtarë të ShBA-së, shkruan “Bota Sot”.

Nagavci gjithashtu ka thënë se me para të buxhetit janë paguar lobist për të shtyer tutje planin e presidentit Thaçi. 

Nënkryetarja e Kuvendit përfundon duke thënë se tani qytetarët janë vetëdisuar dhe se nuk mund të mashtrohen më.

Postimi i plotë:

Përballë Albin Kurtit dhe LV! janë përfaqësuesit e gjithë subjekteve tjera politike kosovare, përballë së vërtetës ata që mbyllin sytë para fakteve e shpifin dhe etiketojnë për interesa personale.

Albin Kurti rezistoi ndaj projektit për copëtimin e Kosovës duke i bërë ballë një presioni të jashtëzakonshëm,  duke e mbrojtur vendin dhe të vërtetën, pa marrë parasyshë çmimin.

U cilësua si paranojak. U akuzua, edhe një herë.

Por, shqetësimet që i ka ngritur LV për marrëveshjen e fshehtë mes Thaçit dhe Vuçiqit, u vërtetuan këto ditë edhe nga deklaratat e zyrtarëve në ShBA.

Fillimisht deklaratat e ambasadorit Grenell, e pastaj edhe ato të ish këshilltarit për siguri nacionale të SHBA-ve, zt. Boltoni vetëm se vërtetuan shqetësimet tona.

E thanë pra dhe zyrtarët amerikan: Ideja e shkëmbimit territorial ishte ide e dy presidentëve, atij të Kosovës dhe Serbisë.

Ndoshta së paku tani kur keni dhe deklarat publike e poashtu dhe dëshmitë se me para të buxhetit janë paguar lobist për të shtyer tutje këtë plan të Thaçit, nuk do të mund ta mohoni ekzistimin e marrëveshjes, apo prap gjeni një rrugë dhe dilni në mbështetje të realizimit të këtij plani?

Si gjithmonë, në mbështetje të Thaçit, në synim të interesave personale.

Jo rastësisht jemi në këtë situatë që jemi.

Me dekada tashmë kemi politkan të korruptuar, të shantazhueshëm e që interesat personale e partiake i kanë në radhë të parë jo pa qëllim, jo pa vetëdije. Por jo edhe shumë kohë.

Qytetarët janë vetëdijësuar tashmë,  nuk mund t’i mashtroni e as t’i joshni. Ashtu si e thane: Një popull s’i nënshtrohet një njeriu, do t’iu dëshmojnë shumë shpejtë se nuk i nënshtrohen më as një klase korruptive e të stërvjetruar politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat