Flet këshilltari i Kryeministrit Hoti: Takimi me Presidentin Macron, pritja më e rëndësishme për një burrështetas shqiptar në 10 vitet e fundit

Aktuale

Flet këshilltari i Kryeministrit Hoti: Takimi me Presidentin Macron, pritja më e rëndësishme për një burrështetas shqiptar në 10 vitet e fundit

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 11:45
Avdullah Hoti, Emanuel Macron

Këshilltari për politikë të Jashtme i kryeministrit Avdullah Hoti, Valon Murtezaj, në një bisedë ka deklaruar se vizita e delegacionit nga Kosova në Paris është e një rëndësie tepër të lartë.

Para nisjes së takimit në Pallatin presidencial Elysse, ku po bëhej gati takimi ndërmjet presidentit francez Emanuel Macron me kryeministrin Avdullah Hoti, Murtezaj tha se pala kosovare po pritet me nderimet më të larta shtetërore.

”Do të jetë një takim dypalësh ndërmjet presidentit francez Emanuel Macron dhe kryeministrit Avdullah Hoti”.

”Temë diskutimi do të jenë marrëdhëniet dypalëshe Francë-Kosovë por edhe dialogu Kosovë-Serbi dhe e ardhmja e këtij procesi”, ka thënë ai.

”Është takimi i nivelit më të lartë në 10 vitet e fundit për një lider shtetëror kosovar”.

Media mëson se pas takimit Macron-Hoti, Franca dhe Kosova do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe të karakterit ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat