Labi flet pas konfirmimit të Rakës që Bylykbashi s’është infektuar: He bir, a te rroki…!

Aktuale

Labi flet pas konfirmimit të Rakës që Bylykbashi s’është infektuar: He bir, a te rroki…!

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 11:51
Labinot Tahiri

Ish-deputeti, Labinot Tahiri ka ironizuar me Petrit Bylykbashin, rreth çështjes së infektimit me covid-19.

Ky i fundit kishte deklaruar se është infektuar për herën e dytë, mirëpo ndryshe kishte rezultuar me testim.

Mikrobiologu Lul Raka, ka deklaruar dje se Bylykbashi nuk është i infektuar sërish me Covid-19.

“Fatkeqësisht ne s’kemi kapacitetete me i bo një personit disa teste. I dëshiroj shërim të shpejtë Petritit, duhet të qëndrojnë në shtëpi, Petriti tha se ka bo analiza, duhet me bo të tjera, me përcjell gjendjen klinike dhe vendos pastaj infektologu’’, ka thënë Raka.

Postimi i Labinot Tahirit:

Bylbylkash he bir a te rroki a nuk të rroki!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat