Zemaj përshëndet shkarkimin e Basri Sejdiut, paralajmëron veprime të tjera

Aktuale

Zemaj përshëndet shkarkimin e Basri Sejdiut, paralajmëron veprime të tjera

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:17
Armend Zemaj

(E plotësuar) - Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka përshëndetur shkarkimin e drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, derisa ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ndërmerren veprime të tjera konkrete për të qartësuar situatën e krijuar pas vdekjeve të dyshimta në Klinikën Infektive.

Megjithatë në konferencën për media të së martës, ministri i Shëndetësisë, tha se ende nuk ka pranuar asnjë raport zyrtarë nga Prokuroria për këtë.

Zemaj: Shkarkimi i drejtorit Basri Sejdiu është vendim për t’u përshëndetur

“Shkarkimi i drejtorit Basri Sejdiu është vendim për t’u përshëndetur dhe duhet të përcillet me veprime konkrete për të vënë drejtësi dhe qartësuar situatën e krijuar. Ne do të jemi transparentë dhe do të kërkojmë transparencë të plotë në mënyrë që të mos krijohen paqartësi tek qytetarët tanë. Secili do t’i bartë përgjegjësitë që i takojnë dhe në ditët në vazhdim do të bëjmë publike edhe veprime të tjera konkrete”, tha ai.

Krahas kësajm ai tha se ka kërkuar raporte shtesë nga të gjitha hallkat përgjegjëse në QKUK.

Zemaj: Ende nuk kemi marrë asnjë raport nga Prokuroria

“Si ministër i Shëndetësisë në kuadër të kompetencave që më takojnë kam kërkuar raport nga të gjitha hallkat përgjegjëse për rastin që ka ndodhur në Klinikën Infektive. Gjithashtu me organet e drejtësisë jemi në koordinim të plotë. Asnjëherë nuk duhet të ngutemi me deklarime politike për këtë situatë... Unë nuk përzihem në punën e prokurorisë është punë e tyre, ajo çfarë kërkojë është që ata sa më shpejtë të dalin me raport konkret të informojnë ministrinë dhe shërbimin spitalor që të jemi të informuar në detaje a ka ndonjë element të veprës penale. Ende nuk kemi marrë asnjë raport dhe kërkoj që të kemi sa më shpejtë”, tha ai.

Derisa theksoi se çdo person që ka humbur jetën si pasojë e Covid 19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Zemaj: Çdo person që ka pësuar me fatalitet ka pas sëmundje tjera përcjellëse

“Çdo person që ka pësuar me fatalitet ka pas edhe sëmundje të tjera përcjellëse”, u shpreh Zemaj.

I pyetur për emërimin e infektologut, Valbon Krasniqi si ushtrues detyre i drejtorit të ShSKUK, ani pse ka qenë pjesë e LDK-së, Zemaj tha se atij i intereson vetëm që zgjedhja e tij të jenë në bazë të ligjit.

Zemaj: Mua më intereson vetëm zgjedhja e tij të jenë në bazë të ligjit

“Është e drejtë e çdo njërit që të garojë edhe të jetë i zgjedhur, por mua më intereson se vetëm zgjedhja e tij të jetë konform ligjit. Të mos ketë shkelje ligjore dhe mbi të gjitha të ketë etikë profesionale”, tha ai.

Të hënën kanë rezultuar 195 raste rë reja pozitive me Covid 19.

​Vdekjet e dyshimta në QKUK, Zemaj në pritje të raportit të prokurorisë

Pothuajse të gjithë të vdekurit nga COVID-19 në Kosovë kanë pasur sëmundje të rënda shoqëruese, ka thënë të marten Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Në momentin kur e kam pranuar detyrën jam njoftuar me trajtimin e rasteve që kanë pësuar me fatalitet dhe që janë në evidencë të IKSHPKS-së… Jam interesuar në detaje për sëmundjet shoqëruese. Kam kërkuar çdo detaj. Janë të gjitha detajet që janë të përfshira në bazë të protokollit. Por, është Ligji për të Dhëna. Por, çdo person që ka rezultuar me fatalitet ka pasur sëmundje të rënda shoqëruese. Edhe ata që nuk kanë shkuar deri në Infektive por janë testuar më vonë”, ka thënë ai.

Zemaj, gjatë një konference shtypi të marten, i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, po ashtu e ka përshëndetur shkarkimin e Basri Sejdiut.

“Është veprim per t’u përshëndetur”, ka thënë ai.

Zemaj ka folur edhe rreth hetimeve të policisë për 6 vdekjet në Infektive, të dielen. Ka thënë se pandemia “nuk duhet të na humbë njerëzoren”.

“Jemi sot për t’ju kushtuar vëmendje disa çështjeve dhe rritjes së fuqisë tonë. Ditëve të kaluara kemi pasur disa raste të vdekjeve që kanë ngritur dyshime. Pandemia nuk duhet të na humbë njerëzoren”, ka thënë ai.

***

Dy ditë pas katër vdekjeve të dyshimta në Klinikën Infektive, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në ditët në vijim do të pranojë raporte të detajuara, derisa edhe ka përshëndetur shkarkimin e drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu.

I pari i shëndetësisë në një konferencë për media ka thënë se janë duke pritur që prokuroria të dalë më një raport final dhe të shihet nëse ka elemente të veprës penale.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se do të angazhohen mbi 200 profesionistë shëndetësorë, për të menaxhuar pandeminë Covid-19.

“Menaxhimi me pandemi është në koordinim të plotë me të gjithë institucionet”, tha ministri Zemaj.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për vdekjet e pacientëve me COVID-19, që kanë ndodhur në orët e para të së dielës në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) të dielën kanë thënë se për shkak të shtimit të numrit të vdekjeve brenda një afati të shkurtër kohor, janë ngritur dyshime lidhur me natyrën e vdekjes së këtyre pacientëve.

***

Ministri i Shëndetësisë në konferencë për media ka thënë se qytetarët kanë të drejt të dinë se çfarë ka ndodhur me ngjarjet e fundit në QKUK, ai ka thënë se është në koordinim me organet e drejtësisë.

Zemaj ka thënë se duhet të kemi kujdes nga deklaratat politike rreth ngjarjeve të fundit, dhe se jemi në në koordinim të plotë me organet e drejtësisë.

“Jemi në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, duhet të lejohet që prokuroria dhe organet e tjera përgjegjës që të bëjnë punën e tyre, duhet të kemi kujdes nga deklaratat politike”, tha Zemaj

“Pres që prokuroria të dal sa më shpejt me raport konkret, rreth ngjarjeve të fundit”

Ndërsa sa i përket shkarkimit të Basri Sejdiut, tha së duhet të përshëndetët, duke paralajmëruar veprime të reja.

“Shkarkimi i drejtorit, Basri Sejdiu duhet të përshëndetët, ndërsa në ditët në vazhdim do të bëjmë të ditur edhe veprimet e tjera.”

Ai tutje ka bërë të ditur se kanë angazhuar 200 staf mjekësorë në gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat