Abdixhiku dhe bashkëshortja e tij dalin pozitivë me COVID-19

Aktuale

Abdixhiku dhe bashkëshortja e tij dalin pozitivë me COVID-19

Nga: M.H Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:59
Lumir Abdixhiku

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në facebook ka treguar që ka dalur pozitiv nga testi i koronavirusit së bashku me bashkëshorten e tij, transmeton “Bota sot”.

Abdixhiku thotë që jemi të vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet.

Postimi i plotë

Miq,

Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat