IKSHPK vazhdon thirrjen: Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja

Aktuale

IKSHPK vazhdon thirrjen: Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:00
IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka vazhduar ta bëjë thirrjen e zakonshme që virusi Covid-19 nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët.

Në një kërkesë të publikuar në faqen zyrtare, IKSHPK kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes, të mbajnë maska dhe të mbajnë distancë nga njëri-tjetri.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Nëse nuk do t’ përmbahemi rekomandimeve jemi të detyruar të vazhdojmë me këto masa!

Këto masa përkufizojnë edhe shumicën të cilët me përpikëri nga fillimi iu kanë përmbajtur rekomandimeve!

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Për ruajtjen e shëndetit tuaj dhe të afërmve tuaj.

Ditët e fundit janë regjistruar shumë raste fatale pjesa më e madhe e të moshuarëve dhe personave me sëmundje kronike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar për të gjithë sidomos për të moshuarit dhe sëmurët kronik deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat