​Shoqatat e luftës protestë më 9 korrik, kërkojnë mos vazhdimin e mandatit për Specialen

Aktuale

​Shoqatat e luftës protestë më 9 korrik, kërkojnë mos vazhdimin e mandatit për Specialen

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:19
Foto Ilustrim

(E plotësuar) - Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë nuk kanë hequr dorë nga protesta e 9 korrikut, por ajo do të mbahet në të gjitha komunat e Kosovës me nga 99 persona.

Kjo protestë vjen pas propozim-aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli, dhe aty do të bëhet thirrje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, kërkesë të cilën këto organizata do ta drejtojnë edhe në Kuvendin e Kosovës në muajin gusht.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, tha se Gjykata Speciale është politike dhe se do të kërkojnë nga Kuvendi që të mos i vazhdohet mandati.

Gucati: Speciales të mos i vazhdohet mandati

“Ne do t’i drejtohemi Parlamentit të Kosovës në gusht me kërkesën që të mos i vazhdohet mandati Gjykatës Speciale. Pikërisht, edhe për këtë është protesta me 99 persona që tregon vitin 1999, çlirimin e vendit, viti 99 fundi i dhjetorit ku veç ka filluar aktakuzat e para për ish-pjesëtarët e UÇK-së, që ne do të protestojmë para qeverisë këtu dhe Kuvendit me 99 veta. Që t’i tregojmë edhe gjykatës ndërkombëtare që është gjykatë puro politike që e tregoi fytyrën e vet çfarë e ka Gjykata Speciale. Sa i përket numrit, çdo gjë do të bëhet me mirëkuptimin e qytetarëve dhe veteranëve, ne bëjmë thirrje që 99 persona të marrin pjesë në të gjitha sheshet e Kosovës, ku barrën dhe përgjegjësinë e marrin kryetarët e degëve ku nuk do të lejohen mbi 99 veta të hyjnë, nuk do të thotë që ndonjë nuk do të hyjë. Por, qëllimi ynë është që pikërisht për shkak të COVID-19 të shpërndahet nëpër të gjithë qytetet”, tha ai.

Gucati tha se beson që do të ketë mirëkuptimin e të gjitha grupeve parlamentare për kërkesën e tyre.

Për detajet e protestës së 9 korrikut ka dhënë detaje zëdhënësi i këshillit organizativ të protestave Nasim Haradinaj.

Ai tha se kanë kërkuar përgjigje nga IKSHPK, se a mund të organizojnë protestën, e që përgjigja e tyre ka qenë se nuk preferohen tubime të tilla. Përkundër kësaj, ai tha se protesta do të mbahet me 99 persona në të gjitha sheshet e Kosovës.

Haradinaj: Më 9 korrik vetëm me 99 persona ushtarë ose veteranë të UÇK-së

“Protesta të mbahet më 9 korrik, por ne do t’i delegojmë kompetencat nëpër Kuvendet komunale ose organizata degët që i kemi nëpër çdo Kuvend komunal. Kështu që, ne duke arsyetuar në ligjin i cili e lejon në thirrjen që e bëri kryeministër në lokale 50 veta, ndërsa në sheshe 100 vetë, ne menduam që ta kemi një simbolikë te këto protesta dhe duke menduar se viti 1999 ka qenë dita e UÇK-së triumfuese vendosëm që në çdo komunë, çdo degë të protestojë në orë të caktuar në ora 12, më datën 9 korrik vetëm me 99 persona ushtarë ose veteran të UÇK-së”, tha ai.

Haradinaj tha se do të lexohet një fjalim i njëjtë në të gjitha degët, derisa ka bërë thirrje që të gjithë protestuesit të jenë të pajisur me maska.

E kjo protestë Haradinaj tha se i drejtohet Kuvendit të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi sipas tij Gjykata Speciale është politike.

Haradinaj: Specialja, gjykatë politike

“Ne së pari i drejtohemi Kuvendit, po i drejtohemi edhe bashkësisë ndërkombëtare që e qiti maskën dhe e tregoi se është një gjykatë puro politike dhe se më nuk janë duke e ndjekur një individ, por është duke e ndjekur komplet aparati i UÇK-së. Prandaj, ne do t’i drejtohemi, t’ia lëshojmë një lloj refuzimi masiv në shenjë të asaj se çka dhe ku ka marrë rrjedhat kjo gjykatë. Prandaj, kjo është vetëm protesta e parë, nuk do të thotë që me këtë do të përfundojë”, tha ai.

​Shoqatat e dala nga lufta japin detaje rreth protestës së 9 korrikut

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë nuk kanë hequr dorë nga protesta e 9 korrikut, pavarësisht thirrjeve që ajo të mos mbahet për shkak të gjendjes me pandemi.

Nasim Haradinaj, nga kjo organizatë, tha sot në një konferencë për media se protesta do të mbahet në të gjitha komunat me nga 99 persona si shenjë e vitit 1999 kur Serbia mori goditjen përfundimtare në Kosovë.

"Ne i jemi drejtuar IKSHPK që të na sugjerojnë mendimin e tyre profesional. Ne sot kemi marrë përgjigje dhe na kanë thënë se nuk preferojnë veprime të tilla sepse rrezikojmë shëndetin e popullatës. Prandaj, ne nuk duam që të marrin përgjegjësi qoftë edhe për një individ, andaj në protesta do t’i delegojmë kryetarët e degëve që të organizojnë në ditën e njëjtë, në orën e njëjtë, me nga 99 persona. Protesta ndërron taktikë, qasje, ku nuk rrezikohen qytetarët. Pra, degët e shoqatave, dhe degët e veteranëve marrin autorizimin për të organizuar protestën. Ne do ta mbajmë në Prishtinë me 99 persona", tha ai.

Haradinaj tha se me këtë protestë po i drejtohen bashkësisë ndërkombëtare, pas propozim-aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte, e të cilat këta dy të fundit i kanë hedhur poshtë si të pavërteta.

"Ne po i drejtohemi edhe drejtësisë ndërkombëtare, që tregoi se është politike. Nuk po ndjek individët. Kjo është vetëm protesta e parë, por tani për tani është ky hap ", tha ai.

Kryetari i OVL UCK-së Hysni Gucati, tha se në gusht do t'i drejtohen Kuvendit që të mos i vazhdohet mandati Gjykatës Speciale.

"Ne do t'i drejtohemi Parlamentit që të mos i vazhdohet mandati kësaj gjykate ", tha ai, duke shtuar se me të gjitha grupet parlamentare do të diskutojnë dhe beson se do të gjejnë mirëkuptim në kërkesat e tyre.

Anulohet protesta e 9 korrikut e thirrur nga OVL UÇK

Protesta e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së për datë 9 korrik është anulua.

Kjo u bë e ditur nga vetë përfaqësuesit e këtyre organizatave, kryetari Hysni Guncati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj në një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat