Selimi konfirmon se së bashku me ministren Haradinaj vizitojnë Preshevën - Bota Sot
Selimi konfirmon se së bashku me ministren Haradinaj vizitojnë Preshevën

Aktuale

Selimi konfirmon se së bashku me ministren Haradinaj vizitojnë Preshevën

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:26
Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka konfirmuar se do ta vizitojë Luginën e Preshevës, për të parë nga afër problemet që i preokupojnë banorët atje.

Madje tha ai se kjo vizitë cilësohet si siguri për ata, duke shtuar se kanë bërë edhe kërkesë për vizitë te autoritet serbe.

“Do të vizitojmë komunën e Preshevës do ta vizitojmë me ministren e Punëve të Jashtme. Besoj shumë shpejt dhe unë do të jem pjesë e delegacionit”.

“Do të shohim problemet e qytetarëve lidhur me ekonominë, politikën, kulturën bizneset. Kjo do të jetë siguri për qytetarët”, tha ai derisa shtoi se kanë bërë kërkesë të autoritetet serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat