​Reçica: ALLED 2, projekti që po përgatit të rinjtë për tregun e punës

Aktuale

​Reçica: ALLED 2, projekti që po përgatit të rinjtë për tregun e punës

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:32
Pamje nga takimi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim Gunther Zimmer, udhëheqësin e Zyrës Koordinuese të Agjencionit Austriake për Zhvillim (ADA), me të cilin ka biseduar rreth ecurisë së projektit “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës – ALLED 2”, që financohet nga BE dhe ADA.

“Projekti ALLLED 2” po vazhdon të ndihmojë zhvillimin e arsimit dhe të aftësimit profesional në vendin tonë, gjithnjë në funksion të mbështetjes së të rinjve tanë, për të qenë sa më të përgatitur për tregun e punës”, ka thënë ministri Reçica.

Ai ka falënderuar udhëheqësin e Zyrës Koordinuese të ADA-së për kontributin e qeverisë austriake që ndër vite ka dhënë për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu, ministri Reçica ka shprehur gjithë gatishmërinë tij dhe të MPMS-së për të vazhduar bashkëpunimin rreth projekteve me interes të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat