Haradinaj ngushëllon amerikanët për vdekjen e ushtarit të ri në Novosellë

Aktuale

Haradinaj ngushëllon amerikanët për vdekjen e ushtarit të ri në Novosellë

Nga: E.R Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:03
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndjerë pikëllim për lajmin për vdekjen e një ushtari të ri amerikan në kampin ushtarak në Novosellë.

Haradinaj tha se raste të tilla i prekin thellë institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Ai u ka shprehur ngushëllime ushtarëve amerikanë të KFOR-it, Ambasadorit Kosnett dhe familjes së të ndjerit.

Postimi i plotë në Facebook

I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të një ushtari të Gardës Kombëtare të Oregonit në moshë të re në kampin ushatark në Novosellë. Raste të tilla na prekin thellë edhe si institucione por edhe si qytetarë të Kosovës, sepse nuk është e lehtë të jesh në misione paqëruajtëse larg vendit e larg familjes.
I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta KFOR-it amerikan, Ambasadorit Kosnett dhe familjes së të ndjerit. Qoftë ky rasti i fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat