Çollaku: Hoti le ta harrojë se marrëveshja me Serbinë kalon në Kuvend pa një parti të madhe opozitare

Aktuale

Çollaku: Hoti le ta harrojë se marrëveshja me Serbinë kalon në Kuvend pa një parti të madhe opozitare

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 18:50
Adrian Çollaku

Analisti politik, Adrian Çollaku, takimin mes kryeministri kosovar dhe presidentit francez po e sheh si vazhdë e takimeve të rëndësishme mes Kosovës dhe shteteve të fuqishme të BE-së për të arritur deri te marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

“Ka kohë që s’ka pasë një vizitë të rëndësishme dhe Franca është ndër anëtaret më të fuqishme të BE-së, prandaj ky takim është në vazhdën e takimeve të mëhershme. Ishte Samiti i Berlinit, që në krye të Kosovës ishte Ramush Haradinaj dhe ky takim i sotshëm ishte paralajmëruar për muajin korrik të vitit të kaluar, por që s’ndodhi”.

“Kjo është vazhda e përpjekjeve të Francës dhe Gjermanisë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve. Por, pa mbështetjen e SHBA-së nuk do të kemi një marrëveshje. Aty është roli kyç që s’duhet nënçmuar. SHBA do të jetë ajo që përfundimisht e bën një marrëveshje të fundit mes dy vendeve”.

Por, Çollaku problematikë të madhe e sheh shumicën e brishtë që ka kryeministri Avdullah Hoti në Kuvend për të kaluar një marrëveshje të rëndësisë së tillë jetike të Kosovës.

Ai në Info Magazine tha se kjo Qeveri nuk po ka vota as për të kaluar buxheti, e lëre marrëveshjen me Serbinë.

Shumica parlamentare skano vota për buxhet, paramendojeni. Është dashur të japë dorëheqje. Gjithëpërfshirëse pa vv dhe e kanë shumicën parlamentare.

Partitë janë të gatshme që të bëhen bashkë dhe ta përfundojnë këtë marrëveshje.

“Le ta harron kryeministri Hoti që mund ta kryejë marrëveshjen me Serbinë pa e pasë në bashkëqeverisje dy nga partitë më të mëdha opozitare. S’i ka votat për buxhet e për një marrëveshje”.

Çollaku tha se nuk ka as konsensus nacional, shoqëror dhe politik për marrëveshjen me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat