3 zyrtarë të LDK-së, të prekur me Covid-19

Aktuale

3 zyrtarë të LDK-së, të prekur me Covid-19

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 21:04
Ilustrim

Dera e selisë së LDKS’së po qëndron e mbyllur. Gjatë tërë ditës së martë, nuk u pa asnjë lëvizje e anëtareve të kësaj partie.

Deri në ditën e martë, u infektuan tre anëtar të këtij subjekti politik.

I fundit që doli pozitiv me virusin korona është ish ministri i infrastrukturës Lumir Abdixhiku.

Ai së bashku me gruan e tij kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërsa, edhe Arben Gashi është një nga anëtarët tjerë të LDK-së që rezultoi pozitiv me Covid-19.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, këtë e konfirmoi në rrjetin e tij social në facebook.

Me virusin korona është infektuar edhe Haxhi Avdyli.

Avdyli për media, tregon përvojën e tij me këtë virus.

E nga LDK-ja, njoftojnë që si parti nuk kanë organizuar ndonjë testim për anëtarët e saj.

Tutje ata tregojnë edhe gjendjen e të parit të Partisë, Isa Mustafa.

Të dielën ishte mbledhja e fundit e LDK-së, ku u diskutua për aktakuzën e dorëzuar nga Prokuroria Speciale e Hagës ndaj  Hashim Thaçi dhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si dhe për gjendjen me pandeminë Covid-19 në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat