Ndodh edhe kjo: “Zëvendëskryeministri i Kosovës merr vendim kundër Kosovës”

Aktuale

Ndodh edhe kjo: “Zëvendëskryeministri i Kosovës merr vendim kundër Kosovës”

Nga: A.M. Më: 7 korrik 2020 Në ora: 22:24
Mbledhja e Qeverise

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, pasi që Komunat veriore janë shpallur karantinë nga shtabi emergjent e Serbisë, ka thënë se kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se Rakiqi merr vendim si zëvendëskryeministëri i qeverisë së Kosovës kundër Kosovës e Avdullahi shkon për njohje reciproke.

Postimi i plotë:

Deshta me shkru qe vartesi i Avdullah Hotit ka marre vendim vet per komunat e veriut, por kuptova qe ka shume gabime logjike ne ate formulim. Sepse

1. Qeveria Koti varet nga Beogradi

2. Hoti eshte ne te vertete vartes i Rakiqit.

3. Qeveria eshte vartese e Listes serbe.

 

Do te ishte komike kjo qeveri, po te mos ishte kaq tragjike cka po i shkakton vendit. Imagjinoni se c'kancer i kane futur Republikes ky Klub i Stervjetruar Politik:

 

1. Ne dialog kane futur shumicen e dyfishte (Nuk ka ndryshime te rendesishme pa pajtim te pales serbe)

2. Ne dialog kane krijuar nje pale serbe qe perfaqeson Beogradin, jo komunitetin serb ne Kosove.

3. Ne vend jane larguar nga legjitimiteti popullor cka i ka bere edhe me te varur nga kjo Liste serbe, bash per secilen vote.

Te kurthuar ne keto rrethana Rakiqi merr vendim si zv.kryeminister i qeverise se Kosoves kunder Kosoves e Avdullahi shkon per njohje reciproke, sic thote ai. I pari praktikisht merr vendime, i dyti flet per aspirata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat