Gjysma e mostrave të testuara sot rezultuan pozitiv me koronavirus

Aktuale

Gjysma e mostrave të testuara sot rezultuan pozitiv me koronavirus

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Sonte në Kosovë janë testuar gjithsej 365 mostra të dyshuara me koronavirus, prej të cilave 183 sosh, që i bie gjysma e tyre, rezultuan pozitive.

“Sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 183 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Nga 13 marsi deri më sot, në Kosovë, janë konfirmuar gjithsej 3 mijë e 886 infektime me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat