Prof.Maxharraj: Thaçi është bërë si hoxha i katundit

Aktuale

Prof.Maxharraj: Thaçi është bërë si hoxha i katundit

Nga: A.SH Më: 8 korrik 2020 Në ora: 06:54
Hashim Thaçi

Profesor Binak Maxharraj ka komentuar vizitat e fundit të presidenti Hashim Thaçi, duke e cilësuar si hoxha i katundit.

Sipas tij, presidentit i ka humbur rruga në oborr.

Postimi në Facebook:

THAÇI ËSHTË BËRË SI HOXHA I KATUNDIT.

Nuk është ai Hashim Thaçi siç jemi mësuar ta shohim.Ç'preja se ju komuniukua se i është ngritë aktadia për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit didysh se ka ndryshuar plotesidhtë.Po rrin i mrrolët,i padisponuar i vrazhdë në fytyrë me nje qehre gadi si te carit.

I ka humbë rruga n'oborr t'vetin,spo din kah me u sjellë.

Miqet dhe armiqet ndërkombëtar i këthyen shpinën nuk po don as me sy me e pa e lere më të takohën më te. Është katandisë këqe,si është më keq.

Po mendon shumë po mendon i ka leshu xhirimet në trurin e tij për me pa se ku ka gabu,a mos është perzi në ndonjë punë të këqe,nëndonjë zullum gjatë luftes e pas sajë.

Po,pretë ne ethe se çfarë do ti thotë gjykatesi i procedurës penale,a po ja rrehë krahet apo po ia lidhë duart.

Deri atëherë është në pritje të frikëshme, spo guxon as doreheqje me dhanë.

Por sa për tu relaksuar dhe për ta hjekë pak merzinë,ne vend te udhëtimeve jashtë vendit i ka nisë te ju bjenë rrugicave të Kosovës sa për tu relakuar pak,për ta hjekë mërezin. Është ba bash si hoxha kur i viziton katundet e Kosovës.Besa edhe po e presin mirë,po e qarosin sa për te ia hjekë mërzin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat