Veprimtari i LDK-së i reagon Hotit: Kryeministri të dalë shpejt me një deklaratë

Aktuale

Veprimtari i LDK-së i reagon Hotit: Kryeministri të dalë shpejt me një deklaratë

Nga: A.Zh Më: 8 korrik 2020 Në ora: 08:51
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, ka reaguar pas lajmit se Zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq, ka shpallur karantinë për komunat veriore me shumicë serbe për 7 ditë, si pjesë e shtabit emergjent të qeverisë së Serbisë.

Rexhaj ka thënë se e kishte kritikuar edhe qeverinë e Albin Kurtit, kur ishin vendosur masat në veri dhe të njëjtën po e bën edhe tani.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, që të reagojë sa më shpejt dhe të marr masa ndaj Rakiqit, përcjell Bota sot.

“Edhe në kohën kur ishte Albini, në veri ishin masat sikur në Serbi. Unë e kam kritikuar shumë, njëjtë po e kritikoi edhe qeverinë e sotme. Kryeministri duhet të dal me një deklaratë, apo me marrë masa kundër këtyre banditëve serb!. Duhet të reagojë qeveria edhe shpejt bile”, ka shkruar Rexhaj në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat