Deputeti i VV-së pas vendimit të Rakiçit: Kur do ta shkarkojë Hoti e kur Haradinaj do të tërhiqet nga koalicioni?

Aktuale

Deputeti i VV-së pas vendimit të Rakiçit: Kur do ta shkarkojë Hoti e kur Haradinaj do të tërhiqet nga koalicioni?

Nga: G.B Më: 8 korrik 2020 Në ora: 10:43
Qeveria e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas shpalljes karantinë të Mitrovicës së Veriut nga zv/kryeministri Goran Rakiç.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në sa ora pritet shkarkimi i Goran Rakiçit nga z. Hoti, në sa ora pritet deklarata e z. Haradinaj që tërhiqet nga koalicioni nëse nuk e shkarkon Goran Rakiçin, përcjell Bota sot.

Basha më tej ka thënë se a do të mbahet ndonjë ligjëratë patriotizmi NISMA për këtë skandal dhe në sa ora PDK e organizon në krejt Kosovën këngën “Marshi i UÇK-së.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

▪️ Deklarata e Listës Serbe dje e publikuar në media,

⚠️ “Serbët në Kosovë dhe Metohi vazhdimisht, siç kanë bërë kohët e fundit, do t’i përmbahen të gjitha masave epidemiologjike të përcaktuara nga Qeveria serbe dhe do të mbështesin Presidentin Vucic në luftën e ardhshme politike dhe diplomatike për Kosovën dhe Metohinë.”

? Në sa ora pritet shkarkimi i Goran Rakiçit nga z. Hoti?
? Në sa ora pritet deklarata e z. Haradinaj që tërhiqet nga koalicioni nëse nuk e shkarkon Goran Rakiçin?
? A ka me mbajt ndonjë ligjëratë patriotizmi NISMA për këtë skandal?
? Në sa ora PDK e organizon në krejt Kosovën kangën “Marshi i UÇK-së?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat