Ish-eprori i lartë i UÇK-së ia thotë Gjergj Dedajt: Pendohem që nuk të kam rrahur në luftë, kur kërkoje t’i dorëzohemi Serbisë

Aktuale

Ish-eprori i lartë i UÇK-së ia thotë Gjergj Dedajt: Pendohem që nuk të kam rrahur në luftë, kur kërkoje t’i dorëzohemi Serbisë

Nga: N.Sh. Më: 8 korrik 2020 Në ora: 10:58
Gjergj Dedaj

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i ka reaguar ambasadorit të Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedajt.

Ky reagim vjen pasi Dedaj ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që mos të përzihen në zgjedhjet e shqiptarëve në Maqedoni.

Miftari në postimin e tij në Facebook, ia përkujton Dedajt se ka kërkuar gjatë luftës në Kosovë, kur ishte i zënë nga UÇK-ja se ka kërkuar që t’i dorëzohen Serbisë.

Ai shprehet i penduar që nuk e ka rrahur Dedajn në Qirez e Baic në vitin 1998.

Postimi i plotë:

Paska hëngër pak ambasadori?!

Sa e këshillonit LVV që mos të përzihet në zgjedhjet e Shqiptarëve në Maqedoni, pse «shoku» ambasador nuk po e këshillon zëvendësministrin e Kosovës «gospodine» Rakiç që mos të merr pjesë në votimet e Serbisë në Kosovë, shtet ky që ka kryer gjenocid dhe pastrim etik kundër nesh?

Jam shumë i penduar, por, edhe i zëmëruar, që gjatë luftës, në vitin 1998 në Qirez e Baic kur ishe në dorën e UÇK-së (atëherë kur ishit ardhë me i thënë popullit ti dorëzohen Serbit), që nuk e përdora hunin e Azem Galicës e ma ta ba shpinën ma të butë se barkun... ani foton e kujt po e mbanë në zyre! Thonë: pa ta q...nanen nuk e thirr babë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat