Haxhiu:I reagon Qeverisë Hoti dhe Kurti

Aktuale

Haxhiu:I reagon Qeverisë Hoti dhe Kurti

Nga: B.F Më: 8 korrik 2020 Në ora: 11:26
Bekim Haxhiu

Deputeti nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu  përmes një postimi të tij  “Facebook” ju ka reaguar Qeverisë Hoti dhe Kurti.

Ai  i ka akuzuar këto dy parti se po i nënshtrohen  Serbisë duke lejuar shkelje të sovranitetin në veri të vendit,transmeton  “Bota sot”.

Ai ka thënë se kualicioni i shpresës po del të jetë koalicion i mashtrimit dhe i nënshtrimit.

Postimi i tij i plotë:

 

Qeveri të nënshtrimit ndaj Serbisë dhe mashtruese ndaj qytetarëve të Kosovës•

Qeveritë Hoti e Kurti i nënshtrohen Serbisë, duke lejuar shkelje të sovranitetit në veri të vendit.

Nga dje “Krizni Shtab” i Veriut në koordinim me Beogradin ka caktuar orë policore në komunat veriore të Kosovës nga ora 21:00 deri në 05:00. Për këtë vendim fare nuk janë pyetur Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, të cilat po nënshtrohen këtij vendim të Serbisë.

Një situatë e njejtë kishte ndodhur edhe në Qeverinë Kurti, kur Qeveria e Serbisë kishte vendosur gjendjen e jashtëzakonshme dhe orën policore në veri në koordinim me këtë “Krizni Shabin” e veriut, ndërsa Qeveria Kurti i ishte nënshtruar një vendimi të tillë.

Qeveria Kurti kishte shkuar edhe më larg me nënshtrim ndaj Serbisë, sa që kishte pranuar 200 “profesionistë shëndetësor” nga Serbia për të monitoruar situatën e pandemisës në Kosovë dhe kishte pranuar 1000 teste donacion nga Serbia, duke ndihmuar Vuçiqin e Serbinë të prezantohen si shumë “human” në mediat botërore.

I proklamuar koalicioni i shpresës po na del të jetë koalicion i mashtrimit dhe nënshtrimit ndaj Serbisë.

Apeloj që sa me shpejtë të miratojmë Ligjin Anti-COVID-19, i cili do të jetë i zbatueshëm për tërë territorin e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat