Çfarë po ndodh në Ministrinë e Jashtme, Ministrja Haradinaj drejt degradimit të plotë të MPJD-së

Aktuale

Çfarë po ndodh në Ministrinë e Jashtme, Ministrja Haradinaj drejt degradimit të plotë të MPJD-së

Nga: A. J Më: 8 korrik 2020 Në ora: 11:33
Meliza Haradinaj

Ish këshilltari i Glauk Konjufcës, Kreshnik Ahmeti përmes një postimi në facebook ka reaguar për punën në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe diasporës dhe ministren Meliza Haradinaj.

Ahmeti ka shkruar se Lëvizjet e Ministres Haradinaj brenda MPJD-së mund të duken të çuditshme në pamje të parë. Por, ato shumë shpejtë shpërfaqen si pazare partiake.

Ai ka thënë se rrokada të shumta me suspendime, pezullime, ngritje e dërgim në misione janë bërë e po bëhen për të akomoduar interesat e partive të përfshira në Qeverinë ilegjitime Koti.

Postimi i plotë:

Lëvizjet e Ministres Haradinaj brenda MPJD-së mund të duken të çuditshme në pamje të parë. Por, ato shumë shpejtë shpërfaqen si pazare partiake.

Rrokada të shumta me suspendime, pezullime, ngritje e dërgim në misione janë bërë e po bëhen për të akomoduar interesat e partive të përfshira në Qeverinë ilegjitime Koti.

Së fundi, pa asnjë kuptim drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave u transferua në Departamentin për Diplomaci Ekonomike në MPJD. Se çfarë mund t’i kontribuojë politikës së jashtme të Republikës njohuria e këtij personi për tatimin në pronë, është e pakuptueshme. Por, edhe më absurde bëhet situata kur ky person, në ditën e dytë të punës së re dhe ende pa u njohur mirë me kolegët dhe zyret e reja, se lëre më me politikën e jashtme apo praktikat diplomatike, caktohet u.d. i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ky është edhe një hap shtesë i Ministres Haradinaj drejt degradimit të plotë të MPJD-së dhe Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës. Vendimet e tilla do të zhvleftësohen shumë shpejt, sepse një qeverisje e tillë nuk mund të vazhdojë gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat