I vetëm më shumë se të gjithë politikanët bashkë, përkrahja e jashtëzakonshme për Albin Kurtin

Aktuale

I vetëm më shumë se të gjithë politikanët bashkë, përkrahja e jashtëzakonshme për Albin Kurtin

Nga: G.B Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:15
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar rezultatet e ankesës së UBOs, ku ajo fiton bindshëm me 56 ulëse, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, VV ka thënë se kanë mjaftuar vetëm 120 ditë të qeverisë Kurti, për ta përmbysur komplet skenën politike në vend., ku qytetarët kanë dëshmuar mbështetjen e fuqishme për qeverinë Kurti dhe vendimet e saj.

Nga kjo anketë, Albin Kurti si kandidat për kryeministër, nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor, ka mbështetjen 47.8 për qind, ndërsa të gjithë të tjerët bashkë kanë 35 për qind.

Postimi i plotë në Facebook:

Kanë mjaftuar vetëm 120 ditë të qeverisë Kurti për ta përmbysur komplet skenën politike në vend. Qytetarët e vendit kanë dëshmuar mbështetjen e fuqishme për qeverinë Kurti dhe vendimet e saj. Në sondazhin e muajit qershor qytetarët kanë shprehur përkrahje të madhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin.

Në rast se zgjedhjet do të mbaheshin në qershor atëherë Lëvizja VETËVENDOSJE! do të kishte 56 ulëse në Kuvend, ndërkaq si kandidat për Kryeministër Albin Kurti gëzon mbështetjen e 47.8%, të gjithë liderët e tjerë politik së bashku nuk arrijnë këtë përqindje të mbështetjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat