Çfarë po fshihet pas heshtjes së Mustafës dhe Hotit ndaj veprimëve të Rakiqit

Aktuale

Çfarë po fshihet pas heshtjes së Mustafës dhe Hotit ndaj veprimëve të Rakiqit

Nga: M.H Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:19
Mustafa dhe Hoti

Opinonisti Ramazan Bekteshi përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryeministrin, Avdullah Hoti, të cilët heshten në lidhje me vendimin që Rakiq mori për karantimin e Mitrovicës Veriorie.

Bekteshi shprehët që heshtja Ises dhe Hotit që janë nën hijen e HTH dhe Srpskes, vazhdojnë të qeverisin pa principe por bazuar në interesa klanore edhe kur rrezikojnë interesin shtetëror, transmeton "Bota sot".

Në fund Bekteshi thotë që mund të jetë edhe më tej një rrezik imanent, sepse gjarprit nuk i zihet besë thotë populli, sepse gjarpri vepron me instinkt e jo me tru.

Postimi i plotë

Politikat tallava të Isa Mustafës dhe pelegrinazhet e Hotit

Isa Mustafa vazhdon te çvlerësoj LDK-ne me veprime qe si bëjnë nder partisë. Ai ka vendosur qe për pushtetin e tij absolut, te ftoje ne qeverisje edhe PDK-ne, t’a rehabilitoje atë nga dy ftesat e fundit te speciales, si shpërblim ky për ndihme ne grusht shtet dhe sigurimin e një vote te vetme pas mesnate nga Thaçi për qeverinë Hoti. As Hoti as Isa nuk mërziten fort nëse e thyen premtimin parazgjedhor partiak, se nuk do te ketë aleance me PDK-ne.

Sot, Isa dhe Hoti heshtën derisa Zv. Kryeministri i Kosovës, Z. Goran Rakiq nuk zbaton detyrimet sipas ligjeve kosovare për pandeminë por përkundrazi prej sot ai ka filluar te respektoje dhe aplikoje urdhëratë e Vucqit për karantine dhe lëvizje te qytetareve serbo-kosovare ne katër komuna. Kjo është jashtë çdo norme morale, humanitare, kjo është një poshtërim dhe injorim i institucioneve kosovare. Edhe Hoti si Isa i harroi deklaratat e tij paraprake qe tha me gojën e tij se; - një aleance me Listën serbe do te ishte një lëvizje politike jo e mençur kur dihet se votat serbe kushtëzojnë dhe paralizojnë qeverisjen. Tani qe ai kushtëzohet dhe anashkalohet gjate qeverisjes se tij ky s’ka dert derisa ai e fitoi pushtetin me votën e Listës serbe. Sot, Zv. Kryeministri i Kosovës, Rakiq e testoi KM Hoti dhe e poshtëroi fort sa qe Hotit si ka mbete gjë tjetër nëse ka vetëm pak dinjitet, ose te përjashtoj Rakiqin ose vetveten.

Isa dhe Hoti edhe ne seleksionimin e kandidateve për ministri kriter nuk e kishin profesionalizmin dhe përvojën e kandidateve por dëgjueshmërinë ndaj tyre, si dhe eksploatimin e ish-figurave heroike dhe martire te Kosovës duke i angazhuar ne ministri familjaret e tyre qe nuk kane asnjë dite përvojë dhe kualifikim për një ministri përkatëse, pavarësisht se janë njerëz te mire. Pra, tandemit Isa-Hoti qe janë nen hijen e HTH dhe Srpskes, vazhdojnë te qeverisin pa principe por bazuar ne interesa klanore edhe kur rrezikojnë interesin shtetëror. Andaj për një muaj te qeverise Hoti shohim një rigrupim te forcave politike humbëse qe dështuan t’a afirmojnë Kosovën nderkombetarisht, pa asnjë njohje te vetme për mbi dy vite por me shume çnjohje te ndodhura.

Pelegrinazhet e Hotit ne Perëndimin e Afërte dhe dështimin e tij qe te fluturoje ne Perëndimin e Largët është një thike pas shpine ndaj Amerikës dhe ‘pro-amerikanizmit’ te tij te rrejshëm dhe mungesës se guximit për t’u ballafaquar me pune te mëdha pa Thaçin. Endjet e tij neper pallatet presidenciale Paris e gjetke, me shume pompozitet për një shou mediatik, pa asnjë kërkese te vetme për viza apo proteste ndaj indiferencës franceze e tregojnë mjerimin politik kosovar dhe agoninë e diplomacisë sonë te pa konsoliduar, patetike, e pa vizion. Edhe dy marrëveshjet e nënshkruara sot i lanë një hije te zeze takimit për shkak te protokollit te nënshkruar nga pala franceze nga Sekretari i Përgjithshëm ne MPJ. Hoti, pa përgatitje ekipore, pa ekip negociues, pa vizion e guxim do te vazhdoje t’a thelloje krizën pandemike, ekonomike e diplomatike. Dishepulli i Isës, Hoti vazhdon te navigojë ne ujera me dallge te tërbuara dhe pa busulle duke pritur mbytjen dhe shpëtimin njëkohësisht por qe nuk duket ne horizont.

Mungesa e kurajës qytetare e Isës dhe Hotit qe te kërkojnë dorëheqjen e Thaçit jo vetëm për shkak te speciales por edhe për shkak te bombës se Bolton-it eksplodimi i secilës gjëmoi deri ne kupe te qiellit, sepse këmbim territoresh kërkoi Hashimi dhe Vuciqi dhe se ata lobuan fort qe kjo te ndodhte. Pra, këto nuk ishin as teori konspirative as te sajuara, por te kërkuara nga presidenti ynë dhe miku i tij. Zvarritja e gjarprit neper skenën politike kosovare për te konsoliduar edhe me tej pushtetin e tij, presidencën edhe pa prezencën e tij, mund te jete edhe me tej një rrezik imanent, sepse gjarprit nuk i zihet besë thotë populli, sepse gjarpri vepron me instinkt e jo me tru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat